Dardanët po i kthehen stadiumit aty ku Kosova ndjenjte mungesën më të madhe

Dardanët po i kthehen stadiumit aty ku Kosova ndjenjte mungesën më të madhe

Përfaqësueses së Kosovës më në fund po i rikthehet oksigjeni, tifozët Dardanët.

Prania e tifozëve me 30% të kapacitetit të stadiumit do të jetë një shtysë e nevojshme për kombëtaren tonë, që aq shumë i ka munguar këto kohë.

Tifozët Dardanët po bëhen gati për një rikthim staktakolar në stadiume në mbështetje të futbollistëve të Kosovës të cilët dorën në zemër pa tifozë dukeshin të vetmuar dhe të pamotivuar sa duhet.

‘’Ne si Dardanë mezi presim të rikthehemi në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mbështetje, koreografi dhe gjithçka tjetër që i ndihmon djelmoshave tonë.

Nga ana tjetër kërkojmë angazhimin maksimal të lojtarëve dhe shtabeve teknike, në mënyrë që Kosovës t’ia rikthejmë buzëqeshjen në futboll dhe në çdo sport.

Përgjegjësia për përfaqësimin e Kosovës duhet të jetë në nivel të detyrës.

Ne besojmë se duke i bashkuar forcat do t’ia dalim të korrim rezultatet sa më të kënaqshme.

Dhemb akoma që nuk kishim mundësi ta mbështesim skuadrën ndaj Maqedonisë së Veriut për rrethana pandemike, por tani duhet të shikojmë përpara, për ta rikthyer shpresën te kombëtarja.

Mezi e presim shtatorin dhe mezi presim të ju shohim pranë kombëtares secilin prej jush që frymon si dardan/e dhe ndjehet i/e tillë’, kanë shkruar Dardanët.

Related Articles