Këtë të premte në vendin tonë pritet të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mbrëmje lokalisht intensifikim i reshjeve, kryesisht në sasi të pakta dhe më të përqëndruara drejt jugut, juglindjes dhe lindjes.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 21°C.