Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka ritheksuar qëndrimin e partisë së saj për tejkalimin e situatës aktuale politike në vend, raporton Gazeta Enigma.
“Qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket mënyrës se si duhet të dilet nga ky ngërç politik. Partia në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin të formojë shumicën parlamentare. Gjatë katër viteve të qeverisjes, ajo ka dhënë një shembull të keq të bashkëpunimit politik. Diskursi i saj ka qenë jo i duhur për një subjekt serioz politik, dhe tash është koha të mësojë nga gabimet,” tha Lushaku-Sadriu.
Sipas saj “Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për dialog dhe e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese që synon zhbllokimin e situatës aktuale”.