Mirlind Daku i sjell fitoren Rubin Kazanit me një gol në fund të ndeshjes

Mirlind Daku i sjell fitoren Rubin Kazanit me një gol në fund të ndeshjes

Qendërsulmuesi Mirlind Daku ishte heroi i Rubin Kazanit në fitoren e ngushtë ndaj FK Rostovit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit rus.

Goli i sulmuesit gjilanas erdhi në minutën e 91-të, duke i siguruar tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Daku e përfundoi i plotë ndeshjen, duke qenë një nga më të dalluarit në fushë, pasi ishte vetëm ndeshje e dytë nga rikthimi.

Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 94-të, ndërsa Veldin Hoxha u aktivizua deri në minutën e 84.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, këtë sezon ka zhvilluar 27 ndeshje, duke realizuar 12 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Me këtë fitore, Rubin Kazani ngjitet në kuotën e 42 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.

Related Articles