PS kritikon KQZ-në: Mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik – arbitrar dhe zhgënjyes

PS kritikon KQZ-në: Mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik – arbitrar dhe zhgënjyes

Zëdhënësja për zgjedhjet e Partisë Socialiste në Shqipëri, Hela Kace, u shpreh se mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik është arbitrar dhe zhgënjyes.

Deklarata:

Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.

Urime, urime, urime!

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik.

Related Articles