Partia Socialiste shpallë fitoren: Kjo do jetë e paharrueshme në historinë e partisë sonë

Partia Socialiste shpallë fitoren: Kjo do jetë e paharrueshme në historinë e partisë sonë

Zëdhënësja për zgjedhjet e Partisë Socialiste në Shqipëri, Hela Kace, tha se Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe se kjo do jetë fitore e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.

“Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime!”, tha Kace.

“Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”, u shpreh tutje ajo.

Related Articles