Konflikt mes pesë personave në Viti, përdoret dhe arma e zjarrit

Konflikt mes pesë personave në Viti, përdoret dhe arma e zjarrit

Një konflikt me pesë personave në fshatin Ballancë të Vitisë, rezultoi edhe me të shtëna me armë.

Për fat të mirë, nga këto të shtëna nuk pati të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush”, deklaroi ai.

Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme. Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘Mbajtja në pronësi’, ‘kontroll ose posedim të pa autorizuar  të armëve’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’”, tha tutje Hashani.

Related Articles