Meta: Në orët e fundit kur narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për ta prishur standardin e zgjedhjeve

Meta: Në orët e fundit kur narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për ta prishur standardin e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë.

Ai akuzoi partinë në pushtet me në krye Edi Ramën, duke thënë se “edhe në orët e fundit që Narkoshtetit po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standardin e zgjedhjeve”.

“Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët ‘rilindas’, shkatërrues të demokracisë”.

“Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik”, shkroi Meta.

Tutje, ai u bëri ftesë të gjithë numëruesve që të ruajnë qetësinë, vendosmërinë dhe ta mbrojnë çdo votë për të garantuar, siç tha ai, fitoren e pastër të koalicionit “PD-AShM”.

Related Articles