Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Hasani tha se ata janë prapa atyre mureve, padrejtësisht.
“UÇK është liria jonë. Çlirimtarët janë këtu gati pesë vjet mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht. Këtu në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovë dhe Liria jonë e fituar me gjak”.
“Mbrojtja e vlerave tona na takon neve, duke mbrojtur vlerat tona, lirinë tonë të fituar me gjak ne mbrojmë shtetit tonë. Liri për çlirimtarët”, ka shkruar tutje Hasani.