Vijon numërimi i votave në të gjithë qarqet në Shqipëri, teksa deri më tani janë numëruar 3081 qendra votimi, nga 5225 që janë në total.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë ka ka siguruar 52.67% të votave, ose 420,558 vota.
Ky rezultat e konfirmon PS-në si forcën më të madhe politike në vend, duke ruajtur një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarëve.
Në vendin e dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 271,806 vota ose 34.04%.
Në vijim të rezultateve, partitë e tjera kanë arritur këto rezultate:
Partia Socialdemokrate (PSD): 29,831 vota – 3.74%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 27,740 vota – 3.47%
Partia Mundësia: 22,394 vota – 2.80%
Lëvizja Bashkë: 10,512 vota – 1.32%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 9,453 vota – 1.18%
Ndërkohë, partitë më të vogla si AKSH, ADR, DZH, LA dhe të tjera morën më pak se 1% të votave secila.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.