Haradinaj kujton heroizmin e familjes Meha në 44-vjetorin e rënies

Haradinaj kujton heroizmin e familjes Meha në 44-vjetorin e rënies

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar heroizmin e familjes Meha në Prekaz në 44-vjetorin e rënies, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza”.

“Kujtojmë sot dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë. Gjithashtu, në 44-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Derisa nderojmë heroizmin e Tahir Mehës me babën Nebihun, duke mbrojtë nderin e Kullës së Mehajve, na shfaqet para sysh krejt historia e rezistencës dhe tradita e lavdisë brez pas brezi në Prekazin legjendar”, ka shkruar ai.

“ryengritja e parë e armatosur, përballja e Tahirit me forcat jugosllave, ishte vazhdimësi e asaj të Shaban Polluzhës dhe paralajmërim i luftës çlirimtare të komandatit legjendar Adem Jashari. Nderim përjetë të rënëve për lirinë e Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles