Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit duke filluar nga data 26 maj.

Italiani, i cili është në ditët e fundit të aventurës së tij me gjigantin spanjoll, foli për të ardhmen në një konferencë për media të martën, në prag të ndeshjes kundër Mallorcës.

“Ndjesia ime është se do të jem trajner i Brazilit duke nisur nga data 26 maj. Është një sfidë e rëndësishme, por ende jam trajneri i Real Madridit. Dua ta përfundoj këtë etapë të kësaj aventure fantastike në mënyrën më të mirë,” u shpreh Ancelotti.

Ai theksoi se pavarësisht së ardhmes, vëmendjen e ka ende të përqendruar te Real Madridi dhe ndeshjet vendimtare që e presin skuadrën deri në fund të sezonit.

“E kuptoj që jeni të interesuar për atë që do të ndodhë me mua, por duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu. Nga respekti për këtë klub dhe tifozët e tij, jam i fokusuar te kjo fazë përmbyllëse e një aventure spektakolare”, shtoi trajneri.

Related Articles