Gruaja lajmëron në Polici bashkëshortin se po e kërcënon me armë zjarri

Gruaja lajmëron në Polici bashkëshortin se po e kërcënon me armë zjarri

Policia e Kosovës në Ferizaj ka intervenuar me urgjencë në një rast ku një grua ka lajmëruar se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar vazhdimisht me armë zjarri. Policia pas raportimit të gruas, ka ndërmarr masat hetimore ndaj bashkëshortit dhe ia ka konfiskuar armën.

“Më datë 11.05.2025, rreth orës 23:00, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare kosovare, e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, më 13.05.2025 është konfiskuar nga i dyshuari një armë zjarri (pistoletë) me 47 fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj.

Related Articles