Sekretaria e Kuvendit të Kosovës ka shpërndarë një dokument në ulësen e secilit deputet, ku i njofton se Gjykata Kushtetuese ka pranuar lëndën e AAK-së në lidhje me mosformimin e komisionit për votimin e fshehtë, për votimin e kryeparlamentarit.
Në letër thuhet se deputetët kanë kohë deri më 19 maj që t’i dërgojnë komentet e tyre në Kushtetuese, në lidhje me këtë çështje.