Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë 58 vota në burgun 313 në Tiranë, ku edhe ai vetë po mbahet në paraburgim
Me këtë rezultat për votën preferenciale, Ilir Meta, ka lënë pas kandidatët e tjerë që garojnë në listën e hapur të Partisë Demokratike.
Meta është i akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe prej disa muajsh ndodhet në qeli, teksa ndaj tij Gjykata nuk ka dhënë ende një dënim përfundimtar.