Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 69-të të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision”. Festivali këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Në natën e dytë do të performojnë 16 shtete.
Në finale shkojnë dhjetë më të votuarat. Në natën e parë gjysmëfinale siguroi kalimin në finale Shqipëria që po përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.
Finalja është më 17 maj, e shtunë.
Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”. Këngëtari zviceran Nemo e fitoi “Eurovisionin” e vitit të kaluar. Para tij, për herë të fundit e kishte fituar Celine Dion në vitin 1988.
Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.