Gashi i LDK-së: Ne e kemi ofruar zgjedhjen tash po presim që LVV ta ofrojë zgjidhjen

Gashi i LDK-së: Ne e kemi ofruar zgjedhjen tash po presim që LVV ta ofrojë zgjidhjen

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, u deklarua para media para fillimit të seancës së 17-të të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Gashi tha se “Konstituimi i Kuvendit është detyrë kushtetuese. Detyrat kushtetuese lindin bashkë me të drejtat kushtetuese. E drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve, prandaj lind edhe detyra kushtetuese që të garantojë një shumicë për votimin e kandidatit ose kandidates për kryetar të kuvendit. Në këtë rast, LVV e ka për detyrë kushtetuese të gjejë edhe konsensusin brenda Kuvendit në mënyrë të kandidati të kalojë”.

“Ai është qëndrim i LDK për të krijuar një situatë ideja është që të këtë një Qeveri të përbashkët”, tha tutje Gashi.

“Ndiejmë obligim për atë edhe  kemi dhanë opsionin tonë për të dal nga ky ngërç. Nëse nuk i ka numrat është i obliguar të bashkëpunojë, bashkëpunimi është dialogun. Ne e kemi ofrua zgjedhjen tash po presim që LVV ta ofrojë zgjidhjen”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles