Profesoresha e Universitetit të Prizrenit e denoncon në Polici kolegun e saj për kërcënim

Profesoresha e Universitetit të Prizrenit e denoncon në Polici kolegun e saj për kërcënim

Një profesoreshë e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka denoncuar një koleg të saj për kërcënim në Polici, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për në stacionin policor Prizren për intervistim”, deklaroi ai.

Tutje Bytyçi ka njoftuar se me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij inicohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme.

Related Articles