Me numërimin nga mbrapa, kanë filluar edhe ethet për finalen e madhe të Eurovision-it të sivjetëm.
Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike, që në natën e parë gjysëmfinale bëri një paraqitje të denjë.
“Zjerm” jehoi të martën e pritet të jehojë edhe sonte fuqishëm, teksa shumë kritikë e kanë renditur në mesin e këngëve pretendente për çmimin e fituesit.
Në finalën që zhvillohet në Bazel të Zvicrës, do të përformojnë këngëtarë nga 26 shtete.
Shkodra Elektronike është e fundit në radhë, nga lista e rëndomtë e përformuesve.
Spektakli fillon në ora 21:00./IndeksOnline/