Këtu mund ta ndiqni finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Këtu mund ta ndiqni finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Sonte është nata e madhe – finalja e Eurovision Song Contest 2025 dhe ne jemi këtu për ta ndjekur bashkë hap pas hapi këtë spektakël muzikor që mban gjithë Evropën të mbërthyer para ekranit.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, një miks i fuqishëm i motiveve tradicionale dhe tingujve elektronikë modernë. Ata do të performojnë të 26-tët në radhë, dhe pritshmëritë janë të mëdha!

Nga skena madhështore në qytetin mikpritës, deri te momentet emocionuese të votimit – qëndroni me ne për të ndarë emocionet, komentuar performancat dhe për të mbështetur artistët tanë.


26 shtete në finale

Plto 26 është numri i shteteve që prezantohen sonte (e shtunë) në finalen e ‘Eurovision 2025’.

Në numrin rendor këto shtete janë:

1. Norvegjia – “Lighter” – Kyle Alessandro
2. Luksemburgu – “La poupée monte le son” – Laura Thorn
3. Estonia – “Espresso macchiato” – Tommy Cash
4. Izraeli – “New Day Will Rise” – Yuval Raphael
5. Lituania – “Tavo akys” – Katarsis
6. Spanja – “Esa diva” – Melody
7. Ukraina – “Bird of Pray” – Ziferblat
8. Mbretëria e Bashkuar – “What The Hell Just Happened?” – Remember Monday
9. Austria – “Wasted Love” – JJ
10. Islanda – “Róa” – Væb
11. Letonia – “Bur man laimi” – Tautumeitas
12. Holanda – “C’est La Vie” – Claude
13. Finlanda – “Ich komme” – Erika Vikman
14. Italia – “Volevo essere un duro” – Lucio Corsi
15. Polonia – “Gaja” – Justyna Steczkowska
16. Gjermania – “Baller” – Abor & Tynna
17. Greqia – “Asteromáta” – Klavdia
18. Armenia – “Survivor” – Parg
19. Zvicra – “Voyage” – Zoë Më
20. Malta – “Serving” – Miriana Conte
21. Portugalia – “Deslocado” – Napa
22. Danimarka – “Hallucination” – Sissal
23. Suedia – “Bara bada bastu” – KAJ
24. Franca – “Maman” – Louane
25. San Marino – “Tutta l’Italia” – Gabry Ponte
26. Shqipëria – “Zjerm” – Shkodra Elektronike.

Sonte nata përmbyllëse e ‘Eurovision 2025’

Pa dy netëve gjysmëfinale shumë të suksesshme të zhvilluara të martën dhe të enjten, festivali evropian “Eurovision 2025” është gati që sonte të përmbyll me një finale madhështore edicionin e 69-të të tij.

Slogani i këtij viti ishte “United By Music”, duke reflektuar misionin e festivalit për të bashkuar njerëzit përmes muzikës, pavarësisht prejardhjes apo gjuhës së tyre.

Në këtë edicion, morën pjesë gjithsej 37 shtete dhe vetëm 26 prej tyre janë kualifikuar për në finale.

Related Articles