Gjatë orëve të natës në zonën e ‘Komunës së Parisit’ janë raportuar të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Një person, identifikuar si Kristjan Kaçori, 28 vjeç, është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske te ‘Lulishtja’.
I plagosuri po trajtohet në Qendrën Emergjente Trauma dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.