Vritet një 29-vjeçar në Durrës

Vritet një 29-vjeçar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pak pas mesnate, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas burimeve të Top Channel, autorët e dyshuar kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë kryer krimin, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Viktima ka ndërruar jetë në spital.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët.

Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Related Articles