Shala: Vjosa Osmani s’e kalon pragun nëse garon pa VV-në

Shala: Vjosa Osmani s’e kalon pragun nëse garon pa VV-në

Opinionisti Azdren Shala, në një deklaratë pë media ka folur për mundësinë që presidentja Vjosa Osmani ta bëjë një parti të re, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ajo nuk do  ta kalonte as pragun, siç u shpreh ai, nëse garon pa Vetëvendosjen.

“Përfundojnë si shtojca, ndihmesa të nevojshme për partitë e mëdha. Por, të trija këto parti që e dominojnë skenën, VV, LDK, PDK i ka prodhuar një kontekst historik”, tha Shala në “Rubikon”.

“S’mund ta kalojë pragun, nëse garon pa Vetëvendosjen, me këtë aderimin e fundit, e me ata që i kanë brenda, cili është projekti politik, çka përfaqësojnë këta njerëz, cila është kauza e tyre politike?”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles