Një sasi lënde plasëse është gjetur mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit të Shqipërisë, në zonën e njohur si “Veliera”.
Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi vunë re një objekt të dyshimtë të lënë në rrugë nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Durrësit të cilat kanë njoftuar forcat xheniere.
Ishin keto të fundit të cilat kryen verifikimet përkatëse dhe më pas realizuan një shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse, për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.
Zona ku u gjet lënda plasëse është në afërsi të pallatit ku banon së ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Ndër veprimet e para nga hetuesit ka qenë këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë.