Shpërthimi në autobusin e shkollës vret katër fëmijë në Pakistan

Shpërthimi në autobusin e shkollës vret katër fëmijë në Pakistan

Një zyrtar qeveritar ka njoftuar sot se të paktën katër fëmijë u vranë nga një sulmues vetëvrasës që shënjestroi një autobus shkolle të ushtrisë në provincën e trazuar të Balochistanit të Pakistanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka noftuar se rreth 40 nxënës ishin në autobusin që po shkonte në shkollën e drejtuar nga ushtria. “Autobusi ishte duke shkuar në një shkollë në një kazermë ushtarake”, tha Yasir Iqbal, administratori i distriktit Khuzdar.

Balochistani është provinca më e madhe e Pakistanit për nga sipërfaqja, por më e vogla për nga popullsia. Provinca me rreth 15 milionë banorë në jugperëndim të vendit është shtëpia e projekteve kyçe të minierave, por është tronditur nga një kryengritje dekadash, raporton Reuters.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin, i cili kujton një nga sulmet më vdekjeprurëse militante në historinë e Pakistanit, kur një sulm ndaj një shkolle ushtarake në qytetin verior të Peshawarit në vitin 2014 vrau më shumë se 130 fëmijë.

Vrasja u mor përsipër nga Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), një grup ultra-radikal islamist.

Related Articles