Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në vazhdën e deklarimeve pas dështimit të seancës së sotme, ku ka theksuar se kreu i LVV-së, sipas tij “po qon njerëz nga VLEN”, me qëllim që ta bindin deputetin Adem Hoxha që të votoj në një linjë me VV-në.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha ende s’e ka konfirmuar votën për Kurtin dhe Qeverinë që do të propozohet nga ai.
“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 19-të të seancës konstituive.
“Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar”.
Tutje ai foli edhe deklarimet e Kurtit në RTK, teksa shtoi se “siç LVV-ja i ka ndërruar qëndrimet në të kaluarën”, do t’i ndërroj sërish ditëve në vijim. / Gazeta Enigma.