Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.
“Të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook.
“Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë”, shtoi ajo.
Ky ligj ishte dërguar në Kushtetuese nga ish-partitë opozitare, por Gjykata i kishte dhënë dritën jeshile kalimit të këtij ligji.