Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës për 4 qershor 2025, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
Naim Murseli, dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt, bashkë me Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj. Rasti ndodhi më 29 nëntor 2023.