Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, në një deklaratë për media tha se epoka e AAK-së në këtë komunë është kryer, raporton Gazeta “Enigma”.
“Me mua kandidate, dhe me mua kryetare të komunës, Deçani do t’i kthehet qytetarëve, nuk ka me mbet pjesë e dhjetë njerëzve”, u shpreh ajo në “Rubikon”.
“AAK-ja ka dhënë çka ka pas me dhënë për Deçan për 25 vjet, ajo u kry, u kry ajo punë, nuk kanë më çka me dhënë. Deçani duket me e ndërru administratën”, u shpreh Kuçi.