Nisma mban Kuvendin Zgjedhor të dielën

Nisma mban Kuvendin Zgjedhor të dielën

Nisma Socialdemokrate njofton se nesër, më datë 25 maj 2025, mban Kuvendin Zgjedhor.

Në njoftim për media kjo parti bën të ditur se do të zgjidhet Kryetari i partisë, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Ky Kuvend Zgjedhor nis në ora 13:00.

Kujtojmë se së fundmi, këtij subjekti politik i është shtuar edhe Forumi Intelektual E-30.

Related Articles