Lushtaku: Askush nga PDK s’e voton Haxhiun e as një qeveri të LVV-së

Lushtaku: Askush nga PDK s’e voton Haxhiun e as një qeveri të LVV-së

Ditëve të fundit është raportuar se nga Lëvizja Vetëvendosje janë kontaktuar disa deputetë të PDK-së në mënyrë që të ndryshojnë qëndrim për sa i përket Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Mërgim Lushtaku nga kjo parti, ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Ne, sikur edhe ju, i kemi dëgjuar këto mendime. Si PDK, jemi kompakt sa i përket qëndrimit tonë, çdo vendim e qëndrim e kemi të bashkërenduar. Me plot besim themi që asnjë nga PDK nuk e voton një qeveri dhe një kryetare kuvendi siç është Albulena Haxhiu dhe VV në udhëheqje të qeverisë. Ky pretendim nuk qëndron, dhe kjo do të vërtetohet”, ka thënë Lushtaku.

Related Articles