Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ishte i ftuar së fundmi në një intervistë për “Natë Vere”. Emision ky i cili transmetohet nga e hëna deri të premten përgjatë sezonit të verës në T7.
Fationi në këtë intervistë tregoj shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe gjatë kohës që ishte në emision.
Ai edhe një herë tjetër veçoi ish-konkurrenten, Ana Kaurin si të ‘preferuarën’ e tij.
“Prej cilës gocë kishe marr diçka që ty të ishte përshtatur?”, e pyeti moderatorja, Ajda Shukriu.
Fationi veçoi Anën, por tha se tani që ka mbaruar “Përputhen” ata janë vetëm miq dhe kështu do të vazhdojnë.
“Unë do veçoj një që e kam veçuar gjithmonë. Ka qenë Ana 2. Unë e kam njohur dhe jashtë. Ana kishte diçka, ishte dhe lozonjare dhe të gjitha. Zgjidhte siç duhej, që është pika ime e fortë se jam selektiv, dua që dhe femra ime të jetë selektive. Kjo më pëlqeu dhe realisht me atë mund të dilja i “Përputhur”. Tani e kam thjesht një mikeshë të mirë, betohem për këtë”, u shpreh Fationi.