Limaj: Nuk jam takuar me Kurtin e as nuk kam marrë ftesë

Limaj: Nuk jam takuar me Kurtin e as nuk kam marrë ftesë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ai shtoi se as ftesë nuk ka marrë nga kjo parti.

Sot janë shtuar raportimet se Fatmir Limaj do propozohej për kryeparlamentar.

Limaj tutje tha se dy ditë më parë është takuar me deputetin e LVV-së, Glauk Konjufca.

“Duhet një marrëveshje politike që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur. Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe. Ashtu siç kam thënë,unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Nuk jemi takuar dhe nuk kam ftesë. Kem pi kafe me Glaukun para dy dite. Është mëse normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet… kemi fol edhe për të gjitha temat, edhe si të vim deri te një marrëveshje”, tha Limaj.

Limaj u shpreh se edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të zhvillojë një takim në ditët në vazhdim.

Related Articles