Haziri tregon pse Kurti s’po e zhbllokon situatën në politikë

Haziri tregon pse Kurti s’po e zhbllokon situatën në politikë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, në një deklaratë për media ka treguar pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po e zhbllokon situatën e krijuar në politikën kosovare, raporton Gazeta “Enigma”.

Haziri tha se Kurti nuk ka votë për Qeveri, andaj dhe nuk po kërkon të konstituoj Kuvendin e Kosovës.

“Zoti Kurti ende nuk ka mbërri te një votë e qëndrueshëm për qeveri, dhe përderisa nuk ka mbërri, kemi me vazhdu me u taku një ditë po, një ditë jo”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.

Tutje, sipas Hazirit, Kurti po i frikësohet punëve e investimeve në Kosovë, jo agjendave të mëdha. “Kurti po i frikësohet investimeve, punëve në Kosovë. Nuk po kanë kapacitete”. /Gazeta Enigma/

Related Articles