Debati për Bogujevcin shkakton përplasje mes Shalës e Krasniqit

Debati për Bogujevcin shkakton përplasje mes Shalës e Krasniqit

Në një debat televiziv u diskutu për përplasjen mes Saranda Bogujevcit dhe Ilir Mirenës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ishte opinionisti Azdren Shala ai i cili tha se Bogujevci historinë familjare ia ka dhuruar Albin Kurtit dhe se se e po instrumentalizon tragjedinë e saj familjare.

“Historia e saj, unë e kam shkruar edhe në një status timin, më vjen keq, çdo shqiptar kërkon drejtësi. Mirëpo kjo, historinë e vet familjare ia dhuron Albin Kurtit. Ka reaguar pa pikë nevoje”, është shprehur ai në “Rubikon”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari Vullnet Krasniqi, duke e kundërshtuar dhe është shprehur se ajo në asnjë moment nuk e instrumentalizon familjen e saj.

“Kjo askund nuk po e instrumentalizon familjen e vet, kur e ke dëgju ti Saradën duke thënë “ama votën”, kur e ke dëgju”, u shpreh tutje ai.

Related Articles