Arifi: Bogujevci përdori tragjedinë e saj për t’i vendosur mburojë Kurtit

Arifi: Bogujevci përdori tragjedinë e saj për t’i vendosur mburojë Kurtit

Analisti Avni Arifi në një deklaratë për media ka thënë se deputetja e betuar e VV-së, Saranda Bogujevci ka përdori historinë e familjes së saj për t’i vendosur mburojë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka shtuar se një veprim i tillë nuk duhej të ndodhte dhe që sipas tij, është gabim.

“Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar me thënë që po sulmon një grua, një figurë emblematike, që është emblematike, por nuk është esenca aty. Esenca është tendenca e zonjës Bogujevci me ia vendos një mburojë Kurtit, me e përdor faktikisht tragjedinë e saj si monedhë politike, që është gabim dhe nuk duhet me ndodh ajo”, tha Arifi në “Rubikon”.

Related Articles