Amer Alija nga Fondi i të Drejtës Humanitare në një deklaratë për media ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj deputetes Saranda Bogujevci, raporton Gazeta “Enigma”.
Alija në “Rubikon” tha se qëllimi i ekspozitës ishte të përkujtohet masakra e familjes Bogujevci, duke shtuar se me gjakun e martirëve nuk duhet të bëhet politikë.
“Duhet të vlerësuar kjo ekspozitë. Dhe, çdo dëshmi që dokumenton të kaluarën është në të mirë të shoqërisë dhe është mirë të dëgjojnë qytetarët serbë. Si fmi, Saranda ka shkuar të dëshmuar në procese gjyqësore. Çdo iniciativë është mirësardhur dhe duhet të mbështetet”, tha Alija.