Dogana kroate ia kap kosovarit 11 pushkë automatike nga dogana kroate

Dogana kroate ia kap kosovarit 11 pushkë automatike nga dogana kroate

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave kroate, armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave.

Raportohet poashtu se armët u kapën më 31 maj në pikën kufitare të Tovarnikut që ndodhet afër Vukovarit, kur doganierët hasën në struktura të dyshimta në automjetet e ngarkuara të pasagjerëve, shkruan Index.hr.

Pas inspektimit të automjetit të dyshimtë u zbuluan 11 pushkë automatike me municione shoqëruese.

Automjeti i ngarkesës me targa të regjistrimit të Kosovës drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës dhe po transportonte automjete pasagjerësh nga Republika e Kosovës për në Zvicër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit, prodhimit dhe marrjes pa leje të armëve dhe substancave shpërthyese,  Stacioni i Policisë Kufitare në Tovarnik pritet të b♪7jë kallëzim penal kundër shoferit dhe pasagjerit.

Related Articles