Operacioni i hetimeve kundër mashtrimeve financiare po zgjerohet. Të martën, më 4 qershor, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në vazhdën e aksionit për ndjekjen e një grupi të dyshuar për mashtrime të rënda bankare.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në qytetin e Vitisë janë arrestuar edhe dy gra, të cilat dyshohen se kanë qenë të përfshira në veprat penale: Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit, si dhe Mashtrimi kompjuterik.
Të njëjtat janë ndaluar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe, me vendim të Prokurores së Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kjo shënon arrestimin e personave të 17-të dhe 18-të në këtë rast të ndjeshëm, i cili ka për objektiv një grup të dyshuar të organizuar që dyshohet se ka dëmtuar rëndë bankat dhe klientët përmes skemave të sofistikuara mashtruese.
Hetimet po vazhdojnë.