Gati tre muaj nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së veriut, një pacient ende vazhdon të mbetet në gjendje kritike.
Këtë e konfirmoi drejtori i Fondit Shëndetësor, në panel diskutimi “Koçani prioriteti ynë”, i cili tha se aktualisht 12 pacientë vazhdojnë të marrin trajtime spitalore, prej tyre shtatë janë jashtë vendit. Ai theksoi se vendi ka kapacitet të organizojë trajtimin e mëtejshëm dhe rehabilitimin e pacientëve nga tragjedia e Koçanit.
“Prej të tjerëve që po trajtohen kemi 15 në (PRT) piereks tretman, që d.m.th tretman me plazma që njëri është i pasur me trombocite, tjetri është pa trombocite, gjashtë janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe 10 në Shën Naumi të Ohrit, me lidhje të fashave dhe trajtime të ngjashme kemi 38 të lënduar, katër në 8 Shtatori, 26 në Shën Naumi Ohër, në terapi fizikale janë 46 persona, të gjithë në Koçan”, tha Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
Panelin e diskutimit të mbajtur sot, partia opozitare e LSDM-së e sheh si të turpshme dhe çnjerëzore.
“Koçani definitivisht nuk është prioritet për Qeverinë. Qeveria e ka refuzuar ligjin për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve. Ka refuzuar financiarisht t’u ndihmojë, përderisa prindërit japin dorëheqje nga punët për t’u kujdesur për fëmijët e lënduar. Deputetet e DPMNE-së si qyqarë më të mëdhenj fshihen në zyrat e Kuvendit vetëm për të mos u përballur me prindërit. Klekovski gjithashtu duhet të fshihet nga opinioni, spitali i Kopanit ende nuk ka pajisje mjekësore bazë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat.mk