Mbetet e pezulluar linja e trenit për Shkup, rehabilitimi i hekurudhës vështirë se përfundon sipas afatit
Me 6 shkurt të viti 2019 filloi rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fushë Kosovë-Hani Elezit.
Marrëveshja për këtë segment u nënshkrua në mes të ndërmarrjes publike të hekurudhave të Kosovës “Infrakos” dhe firmës italiane GCF, që pritej të zgjaste deri në fillim të verës së këtij viti.
Ish kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj pati thënë që kjo hekurudhë të përfundonte në verën e vitit 2021 e kjo akoma nuk ka ndodhur dhe as nuk duket në horizont.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë me ndërmarrjen publike “INFRAKOS”, por që të njëjtit edhe pse kanë thënë se do të kthejnë përgjigjeje janë arsyetuar se gjithçka për këtë gjendet në uebfaqen e tyre.
INFRAKOS, thekson se përgjatë kësaj periudhe si shkak i kushteve jo ideale për punë, kanë pasur ngecje në përfundimin e projektit.
‘Gjatë muajit Shkurt – Maj 2021, është zhvilluar një numër i konsideruar i aktiviteteve rreth vazhdimit të punëve për rehabilitimin e fazës së parë të Linjës së 10-të hekurudhore në disa fronte pune përgjatë kësaj linje hekurudhore. Edhe pse ka pasur punime të përditshme me dritare pune prej 10 orë si edhe përgjatë kohës me ndërprerje 24 orësh të trafikut dhe krijimi i kushteve ideale për punë megjithatë vëllimi i punëve të realizuara nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar andaj është kërkuar angazhim shumë më i madh i kontraktorit për realizimin e punëve në mënyrë që projekti të kryhet në afatin e paraparë”, thuhet në publikimin e INFRAKOS.
Ndërsa eksperti për komunikacion, Bekim Ahmeti në një prononcim për arbresh.info tha se është në dijeni për këtë vonës dhe ngecjet jo vetëm në këtë projekt por edhe në të tjera Kosova numëron shumë.
“Komunikacioni hekurudhor është një nderë komunikacionet i dyti më i rëndësishëm sepse rrugori është primare dhe më e rëndësishme. Në Zvicër dhe Gjermani kemi katër lloje të sistemit hekurudhor të transportit, unë e kam ngrit zërin disa herë që tramvaji të funksionoj në qytet sidomos linjat Obiliq -Fushë Kosovë-Drenas-Podujevë, mirëpo nuk ka ndodh një gjë e tillë, e di këtë vonës edhe kam lexua edhe kom pa që është dashtë në afatin e caktuar, mirëpo nuk edi çka ka ndodhur, sipas informacioneve jo zyrtare që kemi atë segment e kanë marr italianët me kry, kanë ngecë shumë gjëra në Kosovë ngecin përherë e faji hedhet prej njërit këndë në tjetrin e përgjegjësit i marrin shumë pak”, deklaroi Ahmeti.
Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit 2018 është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 195.5 milion eurosh për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 të Kosovës.
Andaj pas modernizimit të hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë komplet linja do të jetë e izoluar ndërkaq treni mund të qarkulloj me shpejtësi deri në 120 km/h./arbresh.info