Ashtu siç ishte paralajmëruar më 6 qershor u publikua bashkëpunimi i Fifit dhe Eglit, që ishte shumë i pëlqyer nga masa dhe mezi prisnin publikimin e saj, shkruan Gazeta “Enigma”.
Por çka ndodhi me këngën dhe gocat?
Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i këtij projekti kënga në Youtube është bërë privat dhe nuk mund të klikohet.
Deri më tani nuk ka reaguar asnjëra nga gocat që të jap ndonjë sqarim në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur.
Mos vallë ka një krisje mes Fifit dhe Eglit?
Mund të ndodh edhe kjo pasi që në Instagramin e të dyja gocave janë fshirë të gjitha videot dhe fotot që i kanë pasur të dyja bashkë.
A mund të jetë bërë e gjithë kjo “hallakam” për vëmendje dhe klikime?
Mbetet për tu parë. Të shohim gjatë ditës se a do të ketë ndonjë reagim ose sqarim nga Fifi dhe Egli. /Gazeta Enigma/