Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ripërsëritur se zgjidhja e vetme në bllokadën e krijuar, është Qeveria e Unitetit, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk insiston për ta udhëhequr këtë qeveri.
“E vetmja zgjidhje që mund të ketë Kosova për të dalur nga ky ngërç, është qeveria e unitetit, me afat të caktuar, dhe me agjendë të caktuar. 15 pika që do të propozohen. LDK-ja në qeverinë e unitetit nuk insiston të udhëheqë, natyra e saj, qeveri e unitetit, insiston, obligon figurë të unitetit, që na bashkon të gjithëve”, tha ai. / Gazeta Enigma.