Galatasaray dhe Milani interesohen për Xhakën, por mesfushori nuk planifikon largim

Galatasaray dhe Milani interesohen për Xhakën, por mesfushori nuk planifikon largim

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Galatasaray dhe Milanin.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg nga Sky Sports, klubi turk ka bërë një interesim zyrtar për Xhakën, ndërsa Milani e ka përfshirë në listën e objektivave për verën.

Megjithatë, 32-vjeçari preferon të qëndrojë në klubin aktual dhe nuk ka plane për largim në këtë fazë.

Trajneri Erik ten Hag e sheh Xhakën si pjesë kyçe të projektit të tij dhe dëshiron ta mbajë në skuadër.

Megjithatë, mesfushori lë të hapur mundësinë e një largimi nëse vjen një ofertë e madhe që do të ndryshojë planet e tij. Situata pritet të zhvillohet gjatë merkatos verore.

Related Articles