Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka nënshkruar sot kontratë të re me Chelsean.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Chelsea ka njoftuar se reprezentuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Kujtojmë se 19-vjeçari sezonin e fundit e kaloi në huazim te Vitesse, aty ku shënoi 11-të gola dhe shtoi 2 asistime në 34 paraqitje.