Një 62 vjeçare gjendet pa shenja jete në Istog

Një 62 vjeçare gjendet pa shenja jete në Istog

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gurrakoc të Istogut, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për Gazetën Enigma, i cili tha se nga dyshimet preliminare viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.

Related Articles