Qeveria në detyrë ia ndan 10 mijë euro familjes Bukoshi

Qeveria në detyrë ia ndan 10 mijë euro familjes Bukoshi

Në mbledhjen e 262-të, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që familjes së ish-kryeministri Bujar Bukoshi t’i ndahen 10 mijë euro.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se gjithashtu do të organizohet edhe ceremonia mortore e Bukoshit.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka: Themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, Familjes Bukoshi i ndahen 10,000 euro”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Related Articles