Osmani në Ditën e Çlirimit: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet

Osmani në Ditën e Çlirimit: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për Ditën e Çlirimit, raporton Gazeta Enigma.

“Kosova e lirë, përjetë krenare”, tha Osmani duke shtuar se “Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps”.

“Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre”, potencoi presidentja.

Osmani ndër të tjera tha se “Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë”.

“Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!”. / Gazeta Enigma.

Related Articles