Veç 2 minuta e 45 sekonda zgjati seanca e Kuvendit

Veç 2 minuta e 45 sekonda zgjati seanca e Kuvendit

Edhe sot nuk ka arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Deputetët opozitar nuk e përkrahën votimin e fshehtë për kryeparlamentar, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo pikë mori vetëm 47 vota.

Seanca e radhës pritet të jetë me 15 qershor në orën 11:00.

Seanca e sotme sikurse të kaluarat zgjati veç 2 minuta e 45 sekonda. / Gazeta Enigma.

Related Articles