Së paku 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë komandantin e Forcës së Aerohapësirës të Rojave Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, u vranë nga sulmet izraelite ndaj Iranit të premten, i thanë agjencisë “Reuters” dy burime rajonale.
Se Hajizadeh është vrarë tha edhe ushtria izraelite. Në njoftim thuhet se bashkë me këtë oficer u vranë edhe komandantë të tjerë në një qendër nëntokësore të komandës, ku ishin mbledhur për të përgatitur një sulm kundër Izraelit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Qendra e komandës u godit nga aeroplanët luftarakë, tha ushtria izraelite.
Në mesin e oficerëve të lartë që u vranë ishin komandantët e njësitit të dronëve dhe njësitit të mbrojtjes ajrore në Rojat Revolucionare, sipas ushtrisë izraelite.